75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 11 Janar 2024 / MSH

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren, pranë vetes kishte një pushkë

Një person është gjetur pa shenja jete dje në banesën e tij në Prizren.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sefedin Lajqi”, rreth orës 14:20, raporton Indeksonline.

Sipas policisë, në banesën e viktimës është gjetur edhe një pushkë automatike, me të cilën viktima dyshohet të ketë qëlluar vetën.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion” bën të ditur policia.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.