Gjendet një person pa shenja jete në Zubin Potok, pranë tij shihet edhe një armë

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e 12 marsit në Zubin Potok, ku një person është gjetur pa shenja jete, transmeton IndeksOnline.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, i cili është shtetas kosovar.
Gjatë hetimeve fillestare, në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e rastit./IndeksOnline/