Gjendet një predhë e minahedhësit afër hidrocentralit në Shtërpcë (Foto)

Një predhë e minahedhësit është gjetur sot në afërsi të hidrocentralit në Shtërpcë.
Policia e Kosovës me të pranuar informacionin ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e zonës, derisa aty të paraqiten njësitet përkatëse për deminim të mjeteve shpërthyese.

IndeksOnline ka siguruar foto të predhës e cila pritet të largohet pas pak nga njësitet e specializuara.

Ende nuk dihet se si ka përfunduar predha në këtë vend, por dyshimet e para janë se ajo është vendosur qëllimisht në këtë vend./IndeksOnline/
