Gjendet një sasi e armatimit në Klinë

Gjatë ditës së sotme është gjetur një sasi e armatimit në Komunën e Klinës.
Kështu bëjnë me dije burimet e Indeksonline, por që deri më tani nuk dihet sasia e tyre e as detaje të tjera.
Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës të cilët kanë pohuar se janë në grumbullim të informacioneve e së shpejti do të dalin me detaje rreth rastit.