75 Mall Live Search
10:21 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjendet një serb i vdekur në Zveçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në ora 09:58 është gjetur një person i vdekur në Zveçan.

Sipas policisë, disa metra më poshtë, ekipet kanë gjetur edhe një armë zjarri, transmeton Indeksonline.

“Është raportuar se  pa  shenja  jete është gjetur trupi i një mashkulli K/Serb. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes në një largësi prej 150 metra është gjetur një armë zjarri-pushkë”, thuhet në raport.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Indeksonline/