Gjendet një telefon në furgonin që u përdor për grabitjen në Rinas
Në furgonin që u përdor për grabitjen në aeroportin e Rinasit është gjetur një celular.
Ai është gjendur brenda furgonit dhe po shihet si një provë kyçe për zgjidhjen e kësaj çështje.
Celulari mendohet se është përdorur nga Admir Murataj, i cili cilësohet si “koka” e grabitësve”.
Telefoni është duke ju bërë ekspertiza për të parë komunikimet që janë bërë me të.
Grabitja në aeroportin e Rinasit ndodhi gjatë ditës së marte. Forcat Policore arritën që ta neutralizoni njërin nga grabitësit, Admir Murtaj.