15:53 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gjendet një thesar nga koha e Mesjetës

Arkeologët francezë kanë zbuluar një thesar nga koha e Mesjetës në Francën qendrore.

Thesari kishte qëndruar për tetë shekuj i paprekur.

Me këtë rast janë zbuluar mbi 2.000 monedha të asaj kohe dhe gjësende prej arit.

Zbulimi është bërë në shtator, por ekipi i arkeologëve nga Universiteti në Lion vetëm tash ka bërë të ditur zbulimin e tij të rrallë.