11:57 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / L K

Gjendet një trup i pajetë në në stadiumin “Maradona”, pas ndeshjes Napoli-Milan

Zhvillime dramatike pas ndeshjes mes Napolit dhe Milanit që u zhvillua mbrëmjen e së dielës në stadiumin Maradona.

Trupi i një burri, 42-vjeçar me precedent penal është gjetur në parkingun e stadiumit.

Trupi i pajetë u zbulua pas orës 02:00 në një zonë të braktisur në sektorin e mysafirëve të stadiumit.

Raportohet se shoku i viktimës i ka thënë policisë se 42 vjeçari ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash dhe ka përfunduar në tokë./Indeksonline/