08:53 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gjendet një trup pa jetë në Portin e Durrësit

Rreth orës 07:45, të mëngjesit të sotëm në Portin e Durrësit, është gjetur i mbytur një burrë.

Policia njoftoi se po punon për identifikimin e kufomës së dekompozuar.

Paraprakisht mendohet se gjetja e kufomës lidhet me një ngjarje të fundjavës së kaluar kur 4 shtetas të huaj, marokenë dhe sirianë, u hodhën në det, në tentativë për të lundruar drejt një trageti.

Tre prej tyre u sprapsën nga forcat e kufirit, ndërsa i katërti nuk u gjet dhe dyshohet të jetë personi që u gjet sot pranë kalatës nr.5 të portit.