75 Mall Live Search
20:07 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjendet një trup pa shenja jete në Prishtinë

Gjatë ditës së sotshme në Prishtinë, saktësisht tek Xhamia e Llapit është gjetur një person pa shenja jete.

Burimet e Indeksonline tregojnë se ai është gjetur brenda shtëpisë së tij, transmeton Indeksonline.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen. Personi i vdekur ka qenë 63 vjeçar. Po ashtu dyshohet se ai ka disa ditë që ka vdekur.

Indeksonline do të ju mbaj të informuar me rastin.