75 Mall Live Search
09:50 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjendet një veturë e shkrumbuar në Elbasan, dyshohet se është përdorur në aktivitet kriminal

Është gjetur një automjet i shkrumbuar në Elbasan.

Automjeti është gjetur në orët e vona të së shtunës në Gracen, në segmentin që tashmë njihet si rruga e  vjetër Elbasan-Tiranë.

Bëhet fjalë për një automjet tip Peugeot 307, me targa AA 352 TK, i djegur pothuajse plotësisht.

Paraprakisht dyshimet e policisë janë se ky automjet  mund të jetë përdorur për aktivitet kriminal.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përdoruesve të automjetit të braktisur pas djegies.