75 Mall Live Search
23:49 / E Martë, 01 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjendet një veturë e vjedhur në fshatin Llaush të Podujevës

Vjedhja e veturave është bërë e shpeshtë në Kosovë.

Në raportet e Policisë vazhdimisht ka raste të vjedhjeve të veturave nëpër komuna të ndryshme.

Madje, një veturë e vjedhur e cila ditë më parë ishte vjedhur në Prishtinë
është gjetur sonte në fshatin Llaush të Podujevës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sonte rreth orës 21 është gjetur vetura.

Vetura është e tipit ‘Golf 6’./Indeksonline/