16:18 / E Diele, 08 Dhjetor 2019

Gjendet pa shenja jete 36 vjeçari shqiptar në burgun grek

Një shqiptar është gjetur i pajetë në një burg në Greqi.

36 vjeçari është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Agias në Hania.

Sipas autoriteteve, në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja të dukshme të dhunës, megjithatë është transportuar drejt Spitalit të Hanias për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të detajve të ngjarjes tragjike.