75 Mall Live Search
23:04 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / Burim

Gjendet pa shenja jete e moshuara në Prishtinë, policia jep detaje

Është gjetur pa shenja një grua rreth moshës 80-vjeçare në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë të enjten. 

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai tha se rreth orës 13:45 ka marrë informata se në rrugën “Imzot Nikprelaj” gjendet një person pa shenja jete.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët  emergjent, të cilët kanë konstatuar se viktima, femër, rreth 80 vjeç,  është pa shenja jete. Aktualisht  policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci. /IndeksOnline/