75 Mall Live Search
09:32 / E Diele, 04 Prill 2021 / OSH

Gjendet pa shenja jete në Gjilan, Policia e cilëson si vdekje e dyshuar

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm është gjetur një person pa shenja jete në Gjilan.

Sipas Raportit të Policisë, trupi është gjetur në ora 04:30 të mëngjesit. Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet mjekësorë që kanë konstatuar vdekjen, transmeton Indeksonline.

Policia e ka cilësuar këtë si vdekje të dyshuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/