75 Mall Live Search
21:13 / E Martë, 29 Tetor 2024 / MSH

Gjendet pa shenja jete një 27-vjeçar në Pejë

Një rast tragjik ka ndodhur sot në Pejë, ku një person u gjet pa shenja jete.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Laurant Podrimçaku, nga Vitomirica e Pejës, raporton IndeksOnline.

Podrimçaku ka disa ditë që ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej gjë për vendndodhjen e tij.

IndeksOnline ka kontaktuar Drejtorinë rajonale të Policisë në Pejë për të marrë më shumë detaje mbi këtë tragjedi dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.