Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçare në Obiliq, policia: Rrethanat ende të paqarta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Raskovë të Obiliqit.
Një grua 48-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 13:00, në rrethana ende të paqarta.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit, është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në rrethana ende të paqarta një person ka vdekur. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, (femër), 48-vjeçare, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur në koordinim të plotë me Prokurorinë./IndeksOnline/