75 Mall Live Search
13:55 / E Martë, 26 Korrik 2022 / A. M.

Gjendet pa shenja jete një 50 vjeçar në Mitrovicë

Raportohet se një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.

 “Vdekje e dyshimtë” është hapur rasti në organet e sigurisë. Kurse,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Sot, rreth orës 09:00,  është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima  i moshës rreth 50 vjeçar. Njësitë përkatëse  policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes.  Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”.