Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi i zjarrfikësve që e kanë hapur derën dhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./IndeksOnline/