Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjakovë

Të mërkurën rreth orës 21:01, Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.
Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuat ekipi mjeksor në vendin e ngjarjes.
“Gjakovë / 09.04.2025 – 21:01. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimi 24-orësh të policisë./IndeksOnline/