Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan

Është gjetur pa shenja jete një person në Lipjan, rast i cili po hetohet nga policia.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.