75 Mall Live Search
09:38 / E Premte, 23 Qershor 2023 / S Z

Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë

Një burrë është gjetur pa shenja jete të enjten në Pejë. Policia raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të policisë dhe prokurorisë. Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe prokurori, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./Indeksonline/