75 Mall Live Search
08:46 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / F.R

Gjendet pa shenja jete një femër në Prishtinë

Një grua është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete, sot rreth orës 15:00, në rrugën “Ismet Jashari” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, shtetase e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

HETIM I VDEKJES

Rr. Ismet Jashari, Prishtinë 12.12.2025 – 15:00. Raportohet se është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/