75 Mall Live Search
20:20 / E Martë, 04 Maj 2021 / Blerim

Gjendet pa shenja jete një fëmijë katër vjeç në Dragash

Një fëmijë i fshatit Blaç i komunës së Dragashit, gjatë kohës që ishte duke lozur afër lumit të fshatit ka rënë në lumë.

Menjëherë pas kësaj informate banorët e këtij fshati janë mobilizuar dhe kanë filluar kërkimet, shkruan IndeksOnline.

Pas një ore kërkim, fëmija është gjendur pa shenja jete.

IndeksOnline do të ju mbajë të informuar këtë rast.