75 Mall Live Search
10:05 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / mp

Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë-Kosovë

Një femër është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie në Fushë-Kosovë. Policia është duke e hetuar rastin.

Raportohet se viktima femër/kosovare është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Sipas mjekut viktima nuk ka shenja dhune në trupin e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion “. Thuhet në raportin e policisë.