Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë-Kosovë
Një femër është gjetur pa shenja jete të dielën në Fushë-Kosovë.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN
Fushë-Kosovë / 18.01.2026 – 11:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

