Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan
Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh ka bërë të ditur se në Gjilan është gjetur pa shenja jete një person.
Pasi është raportuar se viktima femër ndodhet e shtrirë në oborrin e saj, lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/

