Gjendet pa shenja jete një grua në Liqenin e Batllavës, prokuroria jep detaje

Është gjetur pa shenja jetë një grua në Liqenin e Batllavës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, e cila tha se Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjeksisë Ligjore.
“Është gjetur një (1) person grua pa shenja jete, si dhe Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjeksisë Ligjore”.
“Prokurori i shtetit ka hapur rastin “Hetim mbi vdekje” dhe po ashtu në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje”, thuhet në konfirmim.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se trupi i pajetë i përkiste një gruaje rreth të 40-tave.