09:50 / E Enjte, 23 Maj 2024 / S Z

Gjendet pa shenja jete një grua në Pejë

Një grua është gjetur pa shenja jete në Pejë. Në raportin e policisë thuhet se njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin  e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare.  Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Pejë 22.05.2024-09:30.  Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin  e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare.  Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/