Gjendet pa shenja jete një grua në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e saj viktimën femër.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar, derisa ende janë shkaqet e panjohura.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, prokurori i shtetit.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/