75 Mall Live Search
08:39 / E Premte, 01 Maj 2026 / Z S

Gjendet pa shenja jetë një person, dyshohet se vdekja ishte shkaktuar nga arma e zjarrit

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme pa shenja jete ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Viktima kishte plagë në fytyrë që dyshohet se ishin shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes në afërsi të viktimës janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një mjet i mprehtë (thikë), një karikator me një fishekë në të, një gëzhojë, disa mjete për pastrimin e armës si dhe një palë syze të dëmtuara.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është gjetur dhe një armë që dyshohet të jetë jo funksionale si dhe 11 fishekë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.