75 Mall Live Search
11:02 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjendet pa shenja jetë një person në bazën e KFOR-it italian

Në raportin e Policisë është raportuar se në fshatin Bellopojë të Pejës, viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë.

IndeksOnline merr vesh se personi është gjetur pa shenja jete në bazën e KFOR-it Italian.

Në raportin e Policisë është raportuar se “në fshatin Bellopojë të Pejës, viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen, njofton. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”