75 Mall Live Search
09:25 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / KV

Gjendet pa shenja jete një person në Dragash, nisin hetimet

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar në fshatin Krstac i Epërm, në Dragash.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 26.02.2026 është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në rrugë, pranë shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/