75 Mall Live Search
23:27 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / S Z

Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një përson është gjetur pa shenja jete sonte në një banesë në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se rreth orës 20:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi emergjent i mjekëve, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete,në një banesë në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti../Indeskonline/