08:34 / E Diele, 16 Qershor 2024 / Gj. Sh

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Një person është gjetur pa shenja jete në Livoq të Epërm të Gjilanit.

Policia njofton se ende nuk dihet identiteti i viktimës, mirëpo trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

“VDEKJE E DYSHUAR- Livoq i Epërm, Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet ne raportin e policise.