75 Mall Live Search
09:13 / E Enjte, 01 Janar 2026 / F.R

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të mërkurën në Gjilan.

Sipas policisë, viktima është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia ka njoftuar se sipas deklarimet e dëshmitarëve, viktima jetonte i vetëm. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

HETIM I VDEKJES

Gjilan 31.12.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas dëshmitarit viktima ka qenë duke jetuar i vetëm. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/