12:10 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjendet pa shenja jetë një person në Kolovicë, Policia jep detaje për rastin

Një person është gjendur pa shenja jete në një shtëpi të braktisur në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Indeksonline ka dhënë detaje për rastin.

“Me datë 27.09.2020 në ora 09:52 është pranuar një informatë se në një shtëpi të braktisur, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet tjera relevante dhe pas hetimeve qe janë në proces dhe pranimit të raporteve nga kompetentet do te njoftoheni për detajet tjera”, tha ai./Indeksonline/