75 Mall Live Search
09:42 / E Shtunë, 30 Nëntor 2024 / FR

Gjendet pa shenja jete një person në parkingun e QKUK-së

Rreth orës 23:15 një person është gjetur pa shenja jete në parkingun e QKUK-së në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Parkingu i QKUK-Prishtinë 29.11.2024-23:15. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/