Gjendet pa shenja jetë një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë dje rreth orës 11:14 është gjetur pa shenja jete një mashkull.
Rrethanat ende nuk dihen, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe shkon nën hetime.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.