75 Mall Live Search
19:32 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / MSH

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete, sot në Prishtinë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana pohoi se viktima, 76 vjeç, u gjet i pajetë në rrugën “Fan Noli”.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 76 vjeç.

Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” deklaroi Pllana./IndeksOnline/