75 Mall Live Search
10:13 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / F.R

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 11:50 një person është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, ekipi mjeksor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Prizren / 17.12.2025 – 11:50. Raportohet se është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/