75 Mall Live Search
10:14 / E Enjte, 06 Mars 2025 / mp

Gjendet pa shenja jete një person në Rrugën e Kombit, dyshohet se e ka përplasur një automjet

Trupi i pajetë i një personi ende te paidentifikuar është gjetur mëngjesin e sotëm (6 mars) nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, ne kryqëzimin e rrugës ku ndahen aksi i Rrugës Kombit me segmentin drejt Lezhës.

Ata kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarseve dhe dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes se tij.