75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 22 Mars 2024 / L K

Gjendet pa shenja jete një person në tregun e gjelbër në Viti

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Viti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ambulanca.

Ekipi mjekësor i Qëndrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ka konstuatuar në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë është gjetur brenda objektit të tregut të gjelbër. Viktima është i moshës rreth 50 vjeçe./Indeksonline/