75 Mall Live Search
20:46 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjendet pa shenja jete një person te Ibri, në Mitrovicë

Një 70 vjeçar rështë gjetur pa shenja jete sot afër lumit Ibër në Mitrovicë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zyrtari i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Branisllav Radoviq.

Ai ka thënë se viktima është shqiptar.

“Një person 70-vjeçar me inicialet Z.K është gjetur pa shenja jete sot afër Ibrit rreth orës 14:35. Viktima është shqiptar dhe trupi është dërguar për obduksion”, ka thënë ai.