75 Mall Live Search
08:52 / E Diele, 07 Prill 2024 / Gj. Sh

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë

Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jetë në Prishtinë ditën e djeshme.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

”Eshtë gjetur pa shenja jete viktima mashkull me shtetësi të huaj. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” thuhet në raportin e Policisë. /IndeksOnline/