14:33 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjendet pa shenja jete personi nga Podujeva, i zhdukur gjatë majit

Një trup i pajetë është gjetur para pak dite në rajonin e Prishtinës.

Personi i cili u gjet pa shenja jete është Hetem Deda 44- vjeçar, i zhdukur që nga muaji maj i këtij viti.

Varrimi i tij pritet të bëhet nesër  në Buricë, me fillim nga ora 15:00, shkruan Indeksonline.

Informacionet për vdekjen e tij janë dhënë nga vëllai nëpërmjet rrjetit social Facebook./Indeksonline/