75 Mall Live Search
09:50 / E Martë, 16 Mars 2021 / AR

Gjendet pa shenja jete shtetasi i huaj në Gjilan

Është gjetur pa shenja jete një person, shtetas i huaj në një banesë në Gjilan, shkruan Indeksonline.

Rasti ka ndodhur dje gjatë orës 11:20, teksa në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se viktima është shtetas i huaj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Gjilan 15.03.2021 -11:20. Është raportuar se në një banesë është një viktimë mashkull shtetas i huaj pa shenja jete . Në vendngjarje kanë dalë prokurori, njësiti policor dhe emergjenca ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për  obduksion”.