10:30 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjendet pa shenje jete ky person në një livadh të Istogut, policia jep detaje

Raportohet se dje në fshatin Tomoc të Istogut në një livadh të fshatit, është gjetur pa shenja jete një person. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për 78 vjeçarin, S.Shatri.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes derisa ekipi mjekësor është konstatuar se i njëjti nuk kishte shenja jete.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në sqarimin e PK-së.

Temat: