13:25 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjendet një panterë e zezë, duke ecur nëpër çatitë e shtëpive, në Francë

Një panterë e zezë është gjetur duke ecur në çatitë e shtëpve të një qyteti verior në Francë. Pantera më pas është kapur nga shërbimet e urgjencës.

Banorët e befasuar e shikuan panterën, duke u ngjitur në katin e dytë dhe duke hyrë brenda dhe jashtë një dritareje të hapur për gati një orë.

Policia e bëri një kordon në rast se ajo kërcen, ndërsa shpëtimtarët hynë në ndërtesë me qëtësi për të mos e tronditur panterën. Veterinari më pas e qetësoi me një shigjetë me efekt vënien në gjumë.

Pantera e cila peshonte rreth 20 kg, ishte rreth pesë ose gjashtë muajshe dhe kishte përmasat e një qeni të vogël Labrador, tha Kader Laghouati nga organizata Animal Protection League për gazetën “La Voix du Nord”.

Pas kapjes së sja, pantera u vendos në një kafaz dhe iu dorëzua zyrtarëve qeveritarë të kafshëve të egra, të cilët më pas e dorëzuan në Lidhjen e Mbrojtjes së Kafshëve për të qëndruar gjatë natës.

Që nga ajo kohë pantera është transferuar në një destinacion ende të panjohur, njoftoi “La Voix du Nord”./Indeksonline/