19:09 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjendet pas 75 vjetësh “Tanka Fluturuese” e Rusisë

Aeroplani rus “Tanka Fluturese” është nxjerrë të premten nga fundi i një liqeni, 75 vjet pasi u qëllua gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mbetjet e aeroplanit luftarak sovjetik, i Luftës së Dytë Botërore me nofkën ‘Tanka Fluturese’ u nxor nga fundi i një liqeni në Murmansk, në veri të Rusisë.

Ilyushin Il-2 Sturmovik, u rrëzua më 22 gusht 1943, gjatë një sulmi nazist në një baze ajrore pranë kufirit norvegjez.

Piloti, kapiten Aleksandër Ivanoviç Kaliçev, asokohe 34 vjeç, ishte në gjendje të vendoste aeroplanin e dëmtuar në liqen.

Ai arriti të arratiset para se forcat ajrore sulmuan aeroplanin dhe bënë që ai të zhytet në ujë.

Organziata ruse “Krahët e fitorës” e ka nxjerrë aeroplanin, dhe e ka ndërmend ta ekspozojë pas restaurimit.